Fjalë Kyçe

Provokohen shqiptarët në veri të Mitrovicës me pamflete fyese për 11 vjetorin e Pavarësisë

Provokohen shqiptarët në veri të Mitrovicës me pamflete fyese për 11 vjetorin e Pavarësisë

Pamflete me fotografi fyese në ditën kur Kosova shënon 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës janë parë sot gjatë ditës në veri të Mitrovicës, duke provokuar kështu banorët shqiptarë të asaj pjese dhe më gjerë.

Më saktë, në këto pamflete vërehen gishtat e mesëm të të dy duarve si simbol i numrit 11, ndërsa shkruan “years of occupation”, që në përkthim do të thotë 11 vjet të okupimit.

Burime të KosovaPress-it kanë bërë të ditur se këto pamflete janë vendosur nga njerëz të afërt me Millan Radojçiqin, emri i të cilit ndërlidhet me shumë ngjarje në veri, duke përfshirë edhe vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq.

Agjencia e lajmeve ka provuar të kontaktojë policinë në veri në lidhje me këto pamflete, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Ndryshe, ditë më parë kur një ushtar i KFOR-it ua pati ngritur gishtin e mesëm disa qytetarëve serbë në veri, mediat në Serbi ishin alarmuar duke e quajtur akt terrorist një gjë të tillë.