Fjalë Kyçe

PSD-ja llogarisin se mund ta kalojnë pragun vetë

PSD-ja llogarisin se mund ta kalojnë pragun vetë

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se partia e tij do të jetë subjekti përcaktues në Kosovë. Ai në një postim në Facebook ka thënë se PSD-ja ka qenë subjekti më i sulmuar nga pushteti dhe opozita në dy vjetët e fundit. Sipas tij, “njësoj po vazhdon të jetë edhe para zgjedhjeve”.

Molliqaj ka thënë se PSD-ja po sulmohet sepse “ka qenë subjekti përcaktues në të gjitha proceset politike të 2 viteve të fundit” dhe “PSD si fuqi e dijes dhe e votës do ta përcaktojë fituesin dhe qeverinë e ardhshme”.

“Por mbi të gjitha, PSD do ta përcaktojë diskursin politik të së ardhmes në Kosovë. Asnjë sulm e shpifje nuk mund ta ndal PSD-në në përcaktimin e saj politik, që bazohet në bindjet tona socialdemokrate dhe anti-populliste. Koha do të kalojë shpejt, dhe shpejt gjithçka do të shihet”, ka shkruar më tej ai.

Të martën, shefi i Grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu, tha se, sipas matjeve të tyre, kjo parti ka rreth 6 për qind të votave. Ai u shpreh pro një bashkëpunimi me Vetëvendosjen dhe Nismën, si parti të krahut të majtë.