Fjalë Kyçe

PSD: Konjufca “edhe ksi, edhe asi”

PSD: Konjufca “edhe ksi, edhe asi”

Partia Socialdemorkare (PSD) nëpërmes një aksioni simbolik ka akuzuar kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, për qëndrimet e tij.

Ata në njërën nga veturat zyrtare të kryetarit të Kuvendit kanë shkruar “Edhe ksi, edhe asi”.

“‘Edhe ksi edhe asi’: kjo është parulla që kemi shkruar në njërin nga xhipat e Glauk Konjufcës. Kështu lexohen qëndrimet e tij. Pasi ta dëgjosh deklarimin, përmbyse atë dhe kështu del e vërteta e tij. Ky është Glauku i shpërfytyruar”, ka shkruar në Facebook, kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj.

Ata gjithashtu në këtë veturë kanë vendosur edhe një fotografi që Konjufcën e paraqet si “Pinokio”, personazh përrallash, që është kukull druri që vjen në jetë e që i rritet hunda sa herë që gënjen.