Partia Socialdemokrate ka publikuar disa fotografi të aktvistëve të saj për protestën që pritet të mbahet nesër në Prishtinë kundër shtrenjtimit të rrymës.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kanë bërë të ditur se janë bërë gati për këtë protestë.
“Ne jemi gati. Tash le të bëhet gati Qeveria”, thuhet në postimin e PSD-së.