Fjalë Kyçe

“Pse bëje skena në Big Brother, qaje pa arsye”, Fifi i reagon ndjekësit

“Pse bëje skena në Big Brother, qaje pa arsye”, Fifi i reagon ndjekësit

Këngëtarja e njohur nga Ferizaj, Fifi, ka qenë ndër personazhet më të komentuar brenda spektaklit Big Brother VIP.

Ajo javë më parë u tërhoq nga gara për tu përqendruar më shumë në shëndetin mendor.

Derisa është larguar nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, artistja ka bërë për herë të parë opsionin ‘pyetje-përgjigje’ për ndjekësit në Instagram.

Pyetjet kanë qenë të shumta dhe disa prej tyre ishin për kohën e kaluar në Big Brother e veprimet e saj.

“Pse bojshe skena në Big Brother, qaje pa arsye, vrapoje e para për çdo gjë, nuk më kanë pëlqyer”, ka qenë pyetja e drejtuar nga një ndjekës.

“Veç me pyet ti pse”, u përgjigj Fifi.