Dimri ka shkaktuar numra të mëdhenj të infektuarve me Covid-19 si pasojë që të gjithë qëndrojnë brenda më shumë.
Edhe pse shkencëtarët kanë punuar shumë gjatë në këtë temë, u desh shumë kohë që të kuptonin ciklin se si funksionojnë bakteret, nikoqirët e tyre, ambienti të cilin ata të dy vazhdojnë të jetojnë etj, shkruan “NationalGeographic”.
Gjatë dimrit, i ftohti, ajri i thatë dhe mungesa e dritës natyrale të diellit do të ndikoj negativisht në aftësinë tonë që të shuajmë infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes, transmeton lajmi.net.
Bazuar në eksperiencat me viruse sezonale, ekspertët e shëndetit publik kanë paralajmëruar prej kohësh rrezikun që ka për përhapjen e Covid-19 gjatë dimrit.
Fatkeqësisht, ky parashikim ka qenë i saktë dhe tani jemi duke u përballur me një krizë mjekësore, mirëpo gjërat kanë shkuar edhe më keq se që e kemi menduar.
Temperaturat e ulëta kanë rezultuar të shkaktojnë infeksione më të gjata dhe jetëgjatësi më stabile të koronavirusit.
Kur ne konsumojmë ajër më të ftohtë, edhe sistemi imunitar funksionon më ndryshe. Qelizat prodhojnë më pak molekula dhe kjo shkakton që trupi të tejkalojë gjendjen më vështirë.
Prandaj preferohet që të vini shall rreth fytit dhe gojës gjatë dimrit sidomos në situata të tilla.
Gjithashtu edhe ajri i thatë shkakton që bakteriet dhe viruset të barten më lehtë nëpër ajër, prandaj preferohet të mbani jonizues të ajrit në shtëpi.
Mungesa e rrezeve natyrale të diellit,do të thotë mungesë të vitaminës D. Vitamina D është një prej vitaminave më të rëndësishme për imunitetin e njeriut, sepse mungesa e saj do të shkaktoj dobësim masiv të imunitetit.
Prandaj preferohet të konsumohet një sasi e caktuar e vitaminës D qoftë në formë të suplementeve.