Fjalë Kyçe

Pse e zgjodhën Zelandën e Re për të jetuar? Flet Vesa Luma

Pse e zgjodhën Zelandën e Re për të jetuar? Flet Vesa Luma

Këngëtarja e njohur Vesa Luma dhe bashkëshorti i saj, reperi Big Basta, prej vitesh kanë nisur një jetë të re përtej oqeanit.

Ata janë zhvendosur në Zelandë të Re dhe që nga qershori i këtij viti, janë edhe banorë rezidentë të këtij shteti.

Këtë e ka bërë të ditur vet Vesa në një përgjigje drejtuar një fansi në Instagram.

Ajo ishte pyetur nga ndjekësi se përse ajo dhe Big Basta zgjodhën Zelandën e Re për t’u larguar, dhe përgjigja e këngëtares ishte se gjithçka u bë në të mirë të djalit të tyre, Lianit.

“Nuk e kemi lënë asnjëherë përfundimisht Shqipërinë…Sakrifikuam këto tri vite të japim një mundësi tjetër Lianit, dhe jemi të lumtur që nga qershori i këtij viti kemi marrë rezidencën”, ka shkruar Vesa Luma në Instagram.

Në disa përgjigje të tjera të dhëna për fansat e saj, këngëtarja nga Prishtina ka treguar gjithashtu se ka në plan t’i rikthehet muzikës në vitin 2021, por që nuk dëshiron të zbulojë detaje deri në publikimin e projekteve të reja.