Njëri prej themeluesve të LDK’së, Jusuf Buxhovi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se emri ia kishte lënë emrin LDK për shkak se asocionte me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.
Lidhja Demokratike e Kosoves sot shënon 30 vjetorin e themelimit.
“Emrin LDK ia lashë për shkak se asocionte me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit”, ka thënë ai.
“Një dy a tre kërkesa përkonin me atë Lidhje. Bashkimi i vilajeteve atë kohë dhe pavarësi etj…”
“Kishte pasur kundërshtime që partia të quhej LDSH, Lidhja Demokratike Shqiptare, por unë i refuzova këto. Unë nuk pranova pasi do hapte çështje tjera. Ne kërkonim barazi brenda Jugosllavisë. Kërkesat ishin minimale sa për të hyrë në treg”.