Frankie de Jong nga sezoni i ri do të vesh fanellën e Barcelonës.
Talenti holandez, Frankie de Jong, në afatin kalimtar të dimrit ka arritur marrëveshje me Barcelonën, për t’u transferuar në ‘Camp Nou’.
Për shërbimet e tij interesim të madh kishte shprehur edhe PSG, që në fund nuk arriti të mposhte konkurrencën e Barcelonës.
Gjatë një interviste për ‘Het Kontakt’, De Jong ka zbuluar arsyen e transferimit te Barcelona, duke thënë se kjo është një ëndërr e realizuar.
“Paris Saint-Germain ishte një alternativë e mirë, por Barcelona ka qenë gjithmonë ëndrra ime”, ka deklaruar De Jong, përcjell ‘lajmi.net’.
“Nëse gjithçka shkon mirë, unë mund të bëhem si Messi, duke mos u larguar kurrë nga Barcelona”.