Leandro Paredes ka arritur marrëveshje me Paris Saint-Germain.
Mesfushori i Zenit St Petersburg, Leandro Paredes ka arritur marrëveshje me Paris Saint-Germain.
Futbollisti do të mbërrijë sot për të filluar testet mjekësore me skuadrën e re ka njoftuar “Sky Sport”.
24 vjeçari do të transferohet në PSG për 40 milionë euro, transmeton lajmi.net.
Ai do të nënshkruajë kontratë për katër vite e gjysmë me skuadrën kampione nga Ligue 1.
Paredes gjatë këtij afati kalimtar të janarit spekulohej se kërkohej edhe nga Chelsea.