Fjalë Kyçe

Prishtinë: Sulmohet fizikisht nga hajni i cili i vodhi çantën e dorës

Prishtinë: Sulmohet fizikisht nga hajni i cili i vodhi çantën e dorës

Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht dje nga një person i panjohur në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë”, teksa ishte duke e mbyllur lokalin e saj.

Sipas raportit 24 orësh të policisë kësaj gruaje i është grabitur edhe një çantë e dorës, njofton Klan Kosova.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK, për t’u liruar pastaj në shtëpi, ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.