Fero mbrëmë është përfshirë në një përleshje fizike në një klub në Mitrovicë.
Reperi Fero në videot që janë publikuar në rrjete sociale, shihet duke u rrahur bashkë me një grup personash, shkruan lajmi.net.
Pas këtij sulmi, ai kishte reguar ashpër përmes një video-live në Instagram, duke thënë që më nuk do të performojë në atë lokal.
Përveç tij, edhe menaxheri i Feros përmes një statusi në llogarinë e tij në Instagram ka thënë që atij nuk i ka ndodhur asgjë.
Në rrjete sociale, janë publikuar disa video ku shihet se si ndodhi përleshja në Mitrovicë.
https://www.instagram.com/p/Brq2BCfhwcC/?utm_source=ig_embed