Fjalë Kyçe

Publikohen pamjet nga festa surprizë për djalin e porsalindur të Almedës dhe ‘Çënarit’

Publikohen pamjet nga festa surprizë për djalin e porsalindur të Almedës dhe ‘Çënarit’

Vogëlushi i porsalindur i Almedës dhe Tolgës u mirëprit në një mënyrë tejet të veçantë.

Mbrëmjen e djeshme u dha lajmi se modelja shqiptare, Almeda Abazi e solli në jetë foshnjën e saj të parë, shkruan lajmi.net.

Djalit që ua dha epitetin prindër, çifti simpatik ia kanë vendosur emrin Efehan. Ardhja e tij në jetë i ka gëzuar edhe familjarët e tjerë dhe të afërmit e çiftit.

Vogëlushit iu bë një pritje e veçantë dhe fotot kanë qarkulluar nëpër rrjet.

Mbrëmë u bë e ditur se Almeda lindi në orën 05:12 në një spital privat në Stamboll. Siç raporton CNN turk, mjeku i Spitalit Acıbadem Altunizade, Prof. Dr. Çağlar Çuhadaroğlu, citohet të ketë thënë se “djali i Tolgahan dhe Almeda Sayisman erdhi në jetë 3 kilogramë e 285 gramë, 50 cm i gjatë”.