Fjalë Kyçe

Publikohet lista e shteteve të ftuara në Samitin për Demokraci

Publikohet lista e shteteve të ftuara në Samitin për Demokraci

110 shtete janë ftuar në Samitin për Demokraci të organizuar nga presidenti amerikan, Joe Biden, muajin e ardhshëm, bazuar në një listë të lëshuar nga Departamenti i Shtetit të martën në mbrëmje.

Kosova është në mesin e tyre, pas konfirmimit për ftesë, disa javë pasi u raportua se s’ka marrë ftesë nga SHBA-ja.

Samiti për Demokraci do të mbahet në mënyrë virtuale më 9 dhe 10 dhjetor.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor vetëm Bosnja dhe Hercegovina s’ka marrë ftesë për pjesëmarrje në samit.

Kina është shteti më i madh që nuk është përfshirë në listë.

Ky samit ka për qëllim të bashkojë vendet me të njëjtin mendim rreth përpjekjeve për të luftuar korrupsionin dhe autoritarizmin dhe për të promovuar të drejtat e njeriut.

Në fillim të nëntorit, mediumi prestigjioz amerikan “Politico” publikoi listën e 100 shteteve pjesëmarrëse në këtë samit. Aty nuk figuronte Kosova. Ambasada e Amerikës në Kosovë pati thënë se “s’mund t’i akomodojë të gjithë partnerët”. Mosftesa pati zgjuar shumë reagime në vend, deri kur më vonë u konfirmua se Kosova është ftuar nga presidenti Biden.