Fjalë Kyçe

Publikohet një video kur një punëtor i “Bechtel-Enkas” aksidentohet në vend të punës

Publikohet një video kur një punëtor i “Bechtel-Enkas” aksidentohet në vend të punës

Publikohet një video kur një punëtor i “Bechtel-Enkas” aksidentohet në vend të punës
Avokati Arianit Koci, pasi gjatë ditës së sotme reagoi në lidhje me degradimin e ambientit që po bëhet me ndërtimin e autostradës Prishtinë-Shkup “Arbën Xhaferi” dhe në lidhje me 53 milionë eurot që i janë ndarë nga Qeveria e Kosovës kompanisë ndërtuese të kësaj autostrade, konsorciumit “Bechtel-Enka”, tashmë ka publikuar një video nga kjo vendpunishte ku shihet një punëtor i kompanisë në fjalë i cili më 25 tetor të këtij viti kishte pësuar një aksident në vend të punës.
Pamjet e ofruara në video janë mjaftë shqetësuese, ku punëtori shihet teksa qëndron i varur për litari në një lartësi mjaftë të madhe derisa po punonte në ndërtimin e urës më të gjatë në Ballkan, urë kjo pjesë e autostradës Prishtinë-Shkup, raporton Koha.net.
Avokati Koci thotë se i lënduari është Përparim Sadiku, i cili ka qenë kryepunëtor i skelave, por se i njëjti, pas këtij aksidenti, nuk është në gjendje më të punojë dhe se kompania e paguan atë me vetëm 30 për qind të pagës së tij derisa është në pushim mjekësor.
Më poshtë ju sjellim videon dhe shkrimin e Kocit për këtë rast.
Kujdes, pamje shqetësuese!
Përparim Sadiku është kryepunëtori i skelave.
Punon për Bechtel-Enka.
Me datën 25 tetor 2018, i njëjti ka pësuar aksident duke punuar në autostradën Arben Xhaferi.
Sipas tij, aksidenti nuk është shkaktuar me fajin e tij.
I traumatizuar skajshmërisht, Përparimi ende nuk mund të punojë.
Nuk ka faj.
Vetëm i madhi Zot e ka shpëtuar.
Sidoqoftë, edhe pse ende në gjendje të shokut dhe traumës së rëndë, drejtori i Bechetel-Enkas nga Turqia – z. Fati Kurt, nuk ka pranuar ta takojë Përparimin.
“Ja ska shanc me fol drejtori me mua” – më shkroi Përparimi.
Qëllimisht po e postoj në origjinal, çka dhe si më ka shkruar i aksidentuari.
Madje, edhe pagën, derisa është në pushim mjekësor, e merr vetëm 30 % të vlerës totale.
Po. Mirë po e lexoni.
Në vend se ta kompensojnë për dhimbjet shpirtërore dhe traumën e shkaktuar në vendin e punës, Bechtel Enka ia jep vetëm 1/3 e pagës – gjithnjë sipas Përparimit.
Sot më ka kontaktuar!
Sidoqoftë, Përparimi nuk është i vetmi që ka pësuar aksident në këtë autostradë!

Kujdes, pamje shqetësuese!Përparim Sadiku është kryepunëtori i skeleve. Punon për Bechtel-Enka.Me datën 25 tetor 2018, i njejti ka pësuar aksident duke punuar në autostradën Arben Xhaferi.Sipas tij, aksidenti nuk është shkaktuar me fajin e tij.I traumatizuar skajshmërisht, Përparimi ende nuk mund të punoj.Nuk ka faj. Vetëm i madhi Zot e ka shpëtuar.Sidoqoftë, edhe pse ende në gjendje të shokut dhe traumës së rëndë, drejtori i Bechetel Enka për Kosovës, shtetasi turk – z. Fati Kurt – nuk ka pranuar ta takoj Përparimin.“Ja ska shanc me fol drejtori me mua” – me shkroi Përparimi.Qëllimisht po e postoj në origjinal, çka dhe si më ka shkruar i aksidentuari.Madje, edhe pagën, derisa është në pushim mjekësor e merr vetëm 30 %, të vlerës totale.Po. Mirë po e lexoni. Në vend se ta kompenzojnë për dhimbjet shpirtërore dhe traumën e shkaktuar në vendin e punës, Bechtell Enka ia jep vetëm 1/3 e pagës – gjithnjë sipas Përparimit.Sot më ka kontaktuar!Sidoqoftë, Përparimi nuk është i vetmi që ka pësuat aksident në këtë autostradë!

Gepostet von Arianit Koci am Sonntag, 30. Dezember 2018