Fjalë Kyçe

Publikohet video e rrallë: Kur Rifat Jashari kthehej në Prekaz, 2 javë pas çlirimit të Kosovës

Publikohet video e rrallë: Kur Rifat Jashari kthehej në Prekaz, 2 javë pas çlirimit të Kosovës

Rifat Jashari, bashkë me nipat, është kthyer në Kosovë 2 javë pas çlirimit.

Kthimin në atdhe është ëndrra e çdo mërgimtari.

Por, një kthim të tillë nuk e kishte dashur kurrë Rifat Jashari.

Është 29 qershor 1999.

Pak ditë pas çlirimit të Kosovës, vëllai i komandantit legjendar kthehet nga Gjermania në Drenicë.

Anëtarët e familjes që i kishte lënë në Prekaz para nisjes në Gjermani, nuk e gjen asnjërin gjallë,  raporton T7.