Fjalë Kyçe

Publikohet videoja e shpërthimit të zjarrit në Spitalin e Tetovës

Publikohet videoja e shpërthimit të zjarrit në Spitalin e Tetovës

Në rrjetet sociale filloi të shpërndahet incizimi i shpërthimit të zjarrit në Kovid Qendrën e Tetovës.

Në video shihet se diçka shpërthen në momentin kur pacientët përpiqen të evakuohen. Po ashtu shihen edhe persona që ndihmojnë pacientët për të dalë nga dritarja.

Sipas videos, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:03, ndërsa djegia e spitalit zgjatën rreth tre minuta, ndërsa videon mund ta shihni KËTU.

Ndryshe, në zjarrin tragjik humbën jetën 14 persona, ndërsa 12 të tjerë mbetën të lënduar. Prokuroria njoftoi se hetimi po vazhdon.