Fjalë Kyçe

Punë e kryer, kjo është e ardhmja e Isco

Punë e kryer, kjo është e ardhmja e Isco

Isco ka pasur një sezon të shumë të vështirë dhe e gjeti vetën jashtë planeve të ish-trajnerit të Real Madridit, Santiago Solarit, por 26 vjeçari tani dëshiron të vazhdojë te Reali.

Mesfushori ka një kontratë deri në vitin 2022, me një klauzolë lirimi prej 700 milionë eurosh dhe ai po anashkalon çdo thashethem për të ardhmen e tij, pasi që ai vetëm dëshiron të vazhdojë luajë në Santiago Bernabeu.

Teksa mbetet për t’u parë se si Zinedine Zidane e vlerëson më qartazi statusin e Iscos në skuadër, spanjolli është i vendosur të qëndrojë në Madrid, edhe pse, nëse është e nevojshme, klubi do ta konsideronte largimin e tij. Vera është shumë e gjatë dhe ne jemi vetëm në pranverë, por Isco nuk është një nga ata lojtarë që lehtë mund të ndryshojnë mendimet e njerëzve të tjerë rreth tij.

Teksa pati një sezon të vështirë e pikërisht nën udhëheqjen e Solarit, kthimi i Zidanes i ka dhënë krejtësisht një kahje tjetër atij, pasi që duket të jetë mjaftë i rëndësishëm dhe i duhur për planet e teknikut francez.