Sergio Ramos ka bërë të ditur se do të mbetet te Real Madridi, shkruan Gazeta Alo.
“Kam patur ofertë nga Kina, është e vërtetë, por kurrë nuk kam dashur të largohem. Thjesht e kam informuar Florentinon për ofertën, por pjesa tjetër që unë dua të iki apo që unë nuk kam raporte të mira me Florentinon, janë shpikje të mediave. Unë do të qëndroj këtu.”
“Paratë nuk më interesojnë fare. Nuk kam folur asnjë minutë të vetme për çështje ekonomike me presidentin. Mund ta pyesni dhe ta vërtetoni këtë që po ju them”, ka deklaruar Sergio Ramos në konferencë për shtyp. /Gazeta Alo.