Fjalë Kyçe

Punëtorët e Shërbimit Korrektues sot nisën grevën

Punëtorët e Shërbimit Korrektues sot nisën grevën

Të pakënaqur me koeficientin e pagave janë shprehur edhe punëtorët e Qendrës Korrektuese në Dubravë të cilët tani veçse kanë nisur grevën një orëshe, që e kanë paralajmëruar ditë më parë.

Sindikalistët e Shërbimit Korrektues kërkojnë që koeficienti i pagave të tyre të lëvizë nga 1.85 në 2.2, raporton KTV.

Ata po ashtu po kërkojnë që rrezikshmëria të jetë 40 për qind, pasi që thonë se puna e tyre nuk është e lehtë.

Greva nisi në shenjë proteste për mos-rritjen e koeficientit dhe mos-barazimin e tyre me Policinë e Kosovës siç u kishte premtuar ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Zenun Sadikaj, kryetar i Sindikatës, ka thënë se po ndihen të tradhtuar.

Gardianët aktualisht po mbajnë pankartat me mbishkrimet “Kërkojmë koficient të njëjtë me Policinë e Kosovës”, “Ministër se mbajte premtimin” etj.