Punëtorët e Telekomit të Kosovës kanë filluar grevën e përgjithshme për parandalimin e lidhjes së kontratës së re me “Z-mobile”, ku edhe kanë njoftuar se do të kërkojnë nga gjykatat e vendit që mos të lejojnë ekzekutimin e vendimit të Arbitrazhit për përmbarim.
Njoftimin për fillimin e grevës e kanë bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.
“Të bashkuar rreth një qëllimi. Fillon Greva”, kanë shkruar ata.