Dy persona, punëtorë të sigurimit të një kompanie janë sulmuar nga persona të panjohur të maskuar në Zonën Industriale në Prishtinë.
Punëtorët janë sulmuar derisa ishin duke transportuar pazarin ditor, me ç’rast personat e panjohur nën kërcënimin e armëve kanë grabitur rreth 25000 €.
Të dyshuarit pas kryerjes së veprës janë larguar me një veturë në drejtim të panjohur./Gazeta Alo/