Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është rrëzuar nga kulmi i një shtëpie, ndërsa ishte në vendin e punës.
Siç bën me dije policia përmes raportit, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe gjendja e tij është e rëndë.
Rasti ka ndodhur në fshatin Kobaj të Prizrenit dhe është duke u hetuar.