Fjalë Kyçe

Punëtori ende nën rrënoja pas shembjes së ish-hotelit në Mitrovicë

Punëtori ende nën rrënoja pas shembjes së ish-hotelit në Mitrovicë

Janë bërë më shumë se dy orë nga shembja e objektit të ish-hotel Adriatikut në Mitrovicë, në rrënoja ndodhet ende punëtori i cili mbeti nën gërmadha si pasojë e shembjes e hotelit.

Për shpëtimin e punëtorit janë angazhuar zjarrfikësit.

Nga vendi i ngjarjes po raportohet se arsyeja e ndodhjes së këtij incidenti, është se arkitekti u ka dhënë instruksion punëtorëve që ishin duke punuar në ish hotelin Adriatiku, të rrëzonin njërën nga shtyllat e betonit.

Një pjesë e ish hotelit “Adriatiku” është shembur para më shumë se 2 orë, ku për pasojë dyshohet se një person është zënë nga gërmadhat, transmeton Gazeta Metro.

Mësohet se disa punëtorë kanë qenë duke punuar në objektin e ish hotel Adriatikut.

Bëhet e ditur se arkitekti ka dhënë instruksion që të rrëzohet njëra nga shtyllat e betonit të këtij objekti dhe në atë moment ka ndodhur incidenti.