Fjalë Kyçe

Puseta e hapur, rrezik për qentë endacakë

Puseta e hapur, rrezik për qentë endacakë

Zjarrfikësit në Prishtinë gjatë së mërkurës tek rruga B kanë arritur të shpëtojnë një qen që kishte rënë në një pusetë.

E në gropën e mbetur hapur, sipas një aktivisteje për të drejtat e kafshëve, Nora Ahmetaj, raste të tilla pati edhe më parë.

Kjo tha se lidhur me këso raste, ndihen tejet të shqetësuar.

Andaj, janë adresuar disa herë tek organet kompetente, mirëpo këto të fundit, sipas kësaj, nuk kanë marrë ndonjë veprim konkret.

Klan Kosova ka kontaktuar gjatë ditës me Drejtorinë për Investime Kapitale në Prishtinë, dhe të njëjtit thanë se menjëherë pas interesimit të televizionit, do të bëjnë rregullimin e këtij problemi, pa dhënë detaje se kush e la të hapur.