Një zyrtar nga BE ka sugjeruar që njerëzit mund të jenë në gjendje të udhëtojnë nëpër kontinent në të ardhmen e afërt, por me kushtin që vendet të gjejnë mënyra për të zbatuar distancimin shoqëror – edhe nëse kjo nënkupton marrjen e diellit në disa kuti të veçanta.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen u ka ofruar shpresë atyre që duan të udhëtojnë këtë vit, duke thënë se vendet duhet të konsiderojnë “zgjidhje të zgjuara”, pasi pandemia e koronavirus fillon të ngadalësohet.
Ajo tha: “Ndoshta pak më ndryshe, me masa të tjera higjienike, me një distancë pak më shumë sociale, por është mbresëlënëse të shohim që kemi gjetur zgjidhje. Është e vështirë të parashikosh se si do të jenë muajt e ardhshëm, por ajo që shoh është se ne jemi filluar të mësojmë të jetojmë me virusin”.
Vende si Austria po mendojnë të hapin kufijtë e tyre për verën – por vetëm për ato kombe që kanë nën kontroll COVID-19, ndërsa Greqia ka inkurajuar BE-në të hartojë një plan gjatë disa javëve të ardhshme.
Kjo vjen pasi një firmë në Itali ka dalë me një ide të re për të inkurajuar njerëzit të vizitojnë edhe njëherë plazhet, megjithë pandeminë e vazhdueshme të koronavirusit.
Firma prodhuese italiane Nuova Neon Group 2 zbuloi modelin e saj për kuti pleksiglas që mund të përdoren në plazh për ata që shqetësohen për COVID-19, e në anën tjetër dëshirojnë të marrin rreze dielli.
Kutitë prej 4,5 metrash të kthyera katrore, të cilat qëndrojnë në lartësi 2 metra janë provuar si përgjigje për rrezet e diellit në vendpushimet bregdetare. Brenda, ato kanë hapësirë të mjaftueshme për dy krevate dielli dhe një ombrellë plazhi, si dhe hapësirë të mjaftueshme pë të luajtur. Duke sqaruar modelin, pronari i kompanisë Claudio Ferrari i tha la Repubblica: “Ne u përpoqëm të imagjinonim kthimin në plazh.
“Ideja lindi me qëllimin e dyfishtë të mbrojtjes, por edhe të rifillimit të aktiviteteve. Me pak fjalë, duke garantuar siguri, por duke filluar të qarkullojmë përsëri. Ne tashmë jemi duke punuar për të krijuar ekrane për bankat, farmacitë dhe kështu kemi menduar të zgjerojmë punën në aktivitete tregtare”.
Italia ka qenë një nga vendet më të goditura nga COVID-19, me numrin e viktimave nga sëmundja që qëndron në më shumë se 24,000.
Të martën, udhëheqësi italian Giuseppe Conte njoftoi se nga 4 maji, disa prej kufizimeve të vendit mund të fillojnë të hiqen, në një përpjekje për të rifilluar ekonominë e vendit.