Fjalë Kyçe

Qalaj e Abazi përplasen për veteranët

Qalaj e Abazi përplasen për veteranët

Deputetët Rashit Qalaj dhe Haki Abazi kanë debatuar ashpër mes vete, derisa në seancën e sotme të Kuvendit po debatohej për listat e veteranëve.

Gazetari Drin Demiri që po e mbulon këtë zhvillim, ka bërë me dije se midis këtyre dy deputetëvve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, pati një përplasje të nxehtë nga ulëset e tyre.

Një pjesë e kësaj përplasjeje është kapur edhe me kamerë, veçse mungon zëri i dy të zgjedhurve të popullit.