Fjalë Kyçe

Qalaj tregon se për sa përqind është rritur numri i vrasjeve në Kosovë

Qalaj tregon se për sa përqind është rritur numri i vrasjeve në Kosovë

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, në komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka raportuar për raportin vjetor të Policisë së Kosovës për vitin 2018.

Drejori Qalaj, tha se Policia në vitin 2018 është ka karakterizuar me zvogëlim të numrit të rasteve prej – 4.32 për qind.

“Të gjitha aktivitetet që janë zhvilluar në Policinë e Kosovës kanë pas objektiva që janë në përafrimin e parandalimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar etj. Gjatë vitit 2018 kemi pas një zvogëlim të numrit të rasteve prej -4.32 për qind”, tha Qalaj.

Sipas Qalajt, ka pasur një rritje të numrit të vrasjeve me 32 raste dhe rritje prej 18.51 për qind.

“Në kuadër të veprave të ndryshme penale kemi pas një rritje të numrit të vrasjeve prej 18.51 për qind ku kemi pasur 32 raste. Numrin e vjedhjeve kemi pas rritje ndërsa numri i vjedhjeve të rënda është zvogëluar. Gjatë 2018 kemi ndaluar 4231 persona 17 për qind më shumë se vitin e kaluar”, shtoi Qalaj, raporton EO.

Statistikat për aksidentet në komunikacion, sipas Qalajt, japin  zvogëlim të numrit të aksidenteve në komunikacion.

“Në fushën e komunikacionit rrugorë numri i aksidenteve të trafikut ka shënuar një rënie. Është bërë një kulturë jo e mirë e vozitjes në Kosovë”, pohoi ai.