Fjalë Kyçe

Që nga shtatzënia e deri te frikërat e saj pas lindjes, Rihanna i shpalos të gjitha për ndjekësit

Që nga shtatzënia e deri te frikërat e saj pas lindjes, Rihanna i shpalos të gjitha për ndjekësit

Rihanna së fundi ka zbuluar se shtatëzania me të dashurin e saj ishte e planifikuar pasi ajo pozoi për kopertinën e majit të “Vogue”.

Në një intervistë, këngëtarja ka zbuluar për frikën që ka pasur duke dëgjuar histori nga gratë e tjera, transmeton lajmi.net.

Sipas saj ajo është frikësuar pasi ka dëgjuar se gratë pas lindjes përballen me depresionin.

Duke diskutuar për fillimin e udhëtimit të saj të shtatzënisë, Rihanna tha: Nuk do të thosha se kam planifikuar. Dhe më pas ishte aty një test. Nuk humba kohë. E thirra brenda dhe ia tregova. Më pas, të nesërmen në mëngjes isha në zyrën e mjekut dhe nisi udhëtimi ynë.

E pyetur për frikën e saj më të madhe kur lind, ajo u shprehë: Depresioni pas lindjes. A do të ndihem jashtë kontrollit emocionalisht? Këto janë historitë që dëgjoj nga gra të tjera që më trembin.

Gjithashtu ajo tregoi edhe për planet e saj për ditën që do të lindë. Ajo u shpreh se do të jetë e vështirë të organizohet ndonjë festë me miqtë dhe familjarët e saj për shkak të kufizimeve me COVID.

Pavarësisht këtyre shqetësimeve, Rihanna shtoi se ajo është e vendosur të vazhdojë të menaxhojë perandorinë e saj miliarda dollarëshe ndërsa rrit fëmijën e saj të parë, duke thënë: Bilanci është një nga sfidat e mia më të mëdha dhe ka qenë gjithmonë. Dhe tani ka një tjetër qenie njerëzore që hyn në lojë, ajo ndryshon përsëri atë që do të thotë.

Ndërsa përgatitet për të mirëpritur fëmijën e saj të parë, Rihanna tha se nuk kishte planifikuar kurrë të mbetej shtatzënë jashtë martese, duke shtuar: Gjithmonë kam menduar se fillimisht do të ishte martesë, pastaj një fëmijë, por kush thotë se duhet të jetë ajo mënyrë. Sigurisht që nuk do të lejoj që kjo të më pengojë të jem nënë