Fjalë Kyçe

Qemajl Mustafa akuzon Lutfi Hazirin për krizën e ujit në Gjilan

Qemajl Mustafa akuzon Lutfi Hazirin për krizën e ujit në Gjilan

Ish-kryetari i Gjilanit nga radhët e PDK-së, njëherësh kryetar dege i kësaj partie, Qemajl Mustafa ka folur për situatën e rëndë që po përjeton Komuna e Gjilanit sa i përket furnizimit me ujë.

Mustafa, në emisionin “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se rënia e jashtëzakonshme e nivelit të Përlepnicës është neglizhencë e nivelit lokal, por sipas tij një pjesë të fajit e ka edhe niveli qëndror.

“Për këtë çështje ka pasur një mungesë koordinimi mes nivelit lokal dhe atij qendror. Prioritetet në Gjilan kanë qenë të huqura ashtu si edhe në shumë komuna tjera e në nivelin qendrorë”.

Ai ka thënë se edhe në Gjilan milionat kanë ardhur në asfalt e jo për ujin si elementi më thelbësor për jetë.

Ish-kryetari i Gjilanit ka thënë se kryetari Haziri është zgjedhur për t’u kujdesur për Gjilanin, por sipas tij, ai më shumë është marrë me përforcimin e pozicioneve të tij në LDK.