Fjalë Kyçe

Qen të ngordhur në sheshin e Mitrovicës së Veriut, qytetarët thonë se dikush iu hodhi hot-dog

Qen të ngordhur në sheshin e Mitrovicës së Veriut, qytetarët thonë se dikush iu hodhi hot-dog

Qytetarët që pak para mesnate kanë kaluar pranë shëtitores së Mitrovicës, kanë parë një pamje të pazakontë – katër qen pa shenja jete, të rreshtuar pranë njëri-tjetrit.
Disa qytetarë pretendojnë se dy persona u kanë hedhur qenve hot-dog të helmuar dhe policët që kemi gjetur aty na kanë njoftuar se rasti do të hapet.

Në Mitrovicën e Kosovës, që nga 3 marsi, ka pasur helmime të vazhdueshme, pothuajse të përditshme të kafshëve, kryesisht qenve.

Sipas të dhënave të Shoqatës për Mbrojtjen e Kafshëve “Sapa”, në këtë periudhë kanë ngordhur mbi 100 qen.

Disa persona pohojnë se në fakt dyshohet se kanë ecur përgjatë shëtitores dy persona, njëri prej tyre me doreza në duar dhe po ofronin hot-dog, për të cilët dyshohet se kishte helm