Java e 21-të e IPKO Superligës së Kosovës sjell super derbin, ndërmjet Prishtinës dhe Feronikelit, shkruan GazetaAlo.
Sfida në fjalë luhet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 17:00.
Para kësaj sfidd tejet të rëndësishme ka folur qendërmbrojtësi i skuadrës nga kryeqyteti Ahmet Haliti.
“E njoh shumë mirë skuadrën e Feronikelit ku kam luajtur dy vite aty. Kanë shumë cilësi dhe janë në formë të mirë. Por, neve nuk ka intereson fare ekipi kundërshtar, por ne duhet të shohim vetëm veten tonë. Gabimet që i kemi bërë në ndeshjet e fundit t’i përmirësojmë dhe normalisht në ndeshje të hyjmë vetëm për fitore për ta zbutur distancën që e kan ndaj nesh. Megjithatë, duhet t’i qasemi me mjaft qetësi ndeshjes, duke mos hyrë me eufori dhe shpresoj që me një lojë të mirë t’i arrijmë tre pikë që janë shumë të nevojshme për ne në këto momente”, ka thënë qendërmbrojtësi me përvojë, Ahmet Haliti. /GazetaAlo