Fjalë Kyçe

Qendra e Podujevës “mbytet” në baltë

Qendra e Podujevës “mbytet” në baltë

Që një vit qytetarët e Podujevës janë përballur me gurë, zhavor e kolona të veturave në rrugën e qendrës “Zahir Pajaziti”.

Kjo rrugë e cila është paraparë të zgjerohet e të bëhet me tri korsi po shkon me ritme të ngadalshme.

Që tri herë ekipet kanë hapur kanalizimet në këtë pjesë e cila është mjaftë e frekuentuar nga qytetarët, transmeton Indeksonline.

Për shkak të punimeve e kanalizimeve të hapura, sot edhe qendrën e qytetit e ka ‘vërshuar lloqi’, siç shihet në këtë fotografi.

Ndërsa, Komuna e Podujevës para disa ditësh ka lëshuar një njoftim për qytetarët ku ka bërë të ditur për shkak të punimeve, është mbyllur për qarkullim pjesa e kësaj rrugë deri në përfundim të tyre.

Qytetarët janë shprehur të frustruar me këtë gjendje, të cilët pos pengesave që kanë hasur për një vit për shkak të punimeve të ngadalshme, tani edhe nuk do të mund të qarkullojnë deri në përfundimin e tyre.

Pasoja po ka edhe për bizneset që gjenden afër rrugës.