Fjalë Kyçe

Qendra në Brezovicë e mbyllur edhe për dy ditë, shkak i orteqeve

Qendra në Brezovicë e mbyllur edhe për dy ditë, shkak i orteqeve

Ilir Morina, drejtor i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë ka konfirmuar se janë gjetur shtatë orteqe të mundshme në Brezovicë, por vetëm dy prej tyre janë me rrezikshmëri të mesme.

Morina ka thënë për KTV-në se gjatë ditës së nesërme FSK-ja do të bëjë rrëshqitjen e tyre.

“AMMK njofton se nga takimi i mbajtur nën organizimin e qendrës së situatave me KFOR-in dhe FSK-në dhe pas punës dhe analizimit të situatës në Brezovicë gjatë ditës së djeshme ka dal me konkludimin se: nga 7 pika të zeza apo ortekë të mundshme, 5 prej tyre nuk paraqesin më rrezik për askënd kurse dy janë me rrezikshmëri të mesme dhe i lihet FSK-së që gjatë ditës së nesërme, e shtune të bëjë rrëshqitjen dhe largimin e tyre”, ka thënë Morina.

Morina bën të ditur gjithashtu se qendra e Brezovicës mbetet e mbyllur edhe nesër dhe pasnesër.