Fjalë Kyçe

Qendrat e vaksinimit do të punojnë edhe të shtunave

Qendrat e vaksinimit do të punojnë edhe të shtunave

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka mbajtur një konferencë për medie, ku ka prezantuar masat e reja që do t’i dërgohen Qeverisë për miratim.

Në këtë konferencë, Vitia bëri të ditur se qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi të vaksinohen edhe gjatë ditës së shtunë.

Ai theksoi se ka vaksina të mjaftueshme dhe qytetarët mund ta zgjedhin llojin e vaksinës që duan ta marrin.

Ministri njoftoi se qendrat e vaksinimit do të punojnë edhe të shtunën, ndërsa bëri të ditur se do të shtohet edhe numri i punonjësve shëndetësor.

“Qendrat e vaksnimit do të punojnë edhe në ditën e shtunë. Kemi vaksina të mjaftueshme. Qytetarët mund ta zgjedhin se cilin lloj vaksinës që duan ta marrin. Vaksinimi është mundësia jonë e vetme për t’iu përgjigjur virusit. Nga QKUK u bë e ditur janë raste të qytearëve të cilët nuk janë të vaksinuar. Po ashtu nga QKUK bënë të ditur se personat që kanë qenë të vaksinuar janë duke kaluar sëmundjen shumë më lehtë dhe kanë kohë më të shkurtër të mjekimit”, tha ai.