Fjalë Kyçe

Qëndron Kastrati reagon rreth protestave të dhunshme në Shipashnicë

Qëndron Kastrati reagon rreth protestave të dhunshme në Shipashnicë

I pari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka reaguar sërish për ngjarjen e sotme në Shipashnicë të Poshtme në Kamenicë, me ç’rast pati edhe ndërhyrje të policisë duke përdorur sprej.

Në reagimin e tij në Facebook, Kastrati tha se është koha e fundit të përvjelim mëngët, “kësaj rradhe jo për politikë, por për të mirën e përbashkët”.

“Le të ma thotë dikush edhe vec një arsye të qëndrueshme pse nuk duhet hapur çerdhen në Shipashnicë dhe unë jam gati të tërhiqem”, shkruan ai ndër të tjera.

Postimi i tij i plotë:

Qysh në tetor të vitit 2019 kemi kontraktuar kompaninë për realizimin e punëve në çerdhen e Shipashnicës së Poshtme. Ua kemi komunikuar banorëve që nga ky fshat i varfër do të punësoheshin shumica e punëtorëve të kopshtit. Për dy vite dërgimi i fëmijëve do të ishte pa pagesë.

Le të ma thotë dikush edhe vec një arsye të qëndrueshme pse nuk duhet hapur çerdhen në Shipashnicë dhe unë jam gati të tërhiqem.

Në shoqëritë në zhvillim, fëmija është objekti mbi të cilin prindi ushtron gjithë kontrollin e tij, si ajo shprehja ‘çka me ba tash, a me i nalë fminë prej shkolle a?”

Ndërkaq, shoqnitë që synojnë emancipimin e trajtojnë fëmijën si pasuri e detyrim mbarë shoqëror e institucional, ku gjithësecili përkujdeset që të krijojë një klimë sa më të mirë zhvillimi.

Skenat e sotme në Shipashnicë tregojnë që kemi shuumë shuumë punë për të bërë. Ata që dijnë duhet të prijnë. Deri më tani ata që kanë ditur kanë këqyr seri. Disa të tjerë e kanë përdorë masën për t’u pasuruar e ngritur sa më lart për vete. Është koha e fundit të përvjelim mëngët. Kësaj rradhe jo për politikë, por për të mirën e përbashkët.