Fjalë Kyçe

Qeni i bën “hatanë” shqiptarit, i zbulon “thesarin” 1.5 mln euro

Qeni i bën “hatanë” shqiptarit, i zbulon “thesarin” 1.5 mln euro

Një shqiptar me 6 kg kokainë është arrestuar ditën e sotme në La Spezia, Liguria.

Droga u zbulua nga qeni i policisë, pavarësisht se 27-vjeçari e kishte fshehur me shumë kujdes brenda furgonit me targa spanjolle.

Patrulla vendosi ta ndalonte për kontroll rutinë, por ku u ndesh me nervozizmin e shoferit i hyri me “themel” duke e “çmontuar” nga ku u zbulua droga pranë dyshemesë përcjell abcnews.al

Kokaina ishte e ndarë në 19 pako, ndërsa vlera e saj në treg llogaritej deri në 1.5 mln euro.

Autoritetet italiane po vazhdojnë hetimet për të zbuluar rrjetin ku ishte pjesë shqiptari që u arrestua.