Fjalë Kyçe

Qeni me koronavirus: Rasti i parë i transmetimit nga njeriu te kafshët

Qeni me koronavirus: Rasti i parë i transmetimit nga njeriu te kafshët

Ekspertët e shëndetit të kafshëve njoftuan sot se një qen me koronavirus në karantinën e Hong Kongut mund të jetë transmetimi i parë nga njeriu te kafshët, por thanë se çështja është ende nën hetim.

Qeni u shpall ‘pozitiv’ për koronavirusin, që do të thotë se ka një shkallë të ulët infeksioni,” tha Ministria e Bujqësisë në Hong Kong, duke shtuar se ai do të kthehej vetëm te pronarët e tij kur të testohej përsëri negativ, transmeton lajmi.net.

Ministria thotë se do të kryejë testime të mëtejshme për të përcaktuar nëse është e infektuar me koronavirus dhe thekson se nuk ka prova që kafshët shtëpiake mund të jenë burimi i infeksionit.

Organizata Botërore të Shëndetit thotë se nuk ka prova deri më tani që kafshët shtëpiake të infektohen me koronavirus.

Ekspertët e shëndetit të kafshëve që studiojnë rastin e një qeni Hong Kong thonë se pronarët nuk duhet të shqetësohen shumë dhe nuk duhet të lënë kafshët e tyre.

Në Hong Kong janë konfirmuar deri më tani 103 raste të koronavirusit, dhe dy kanë vdekur.