Fjalë Kyçe

Qeni që rri e fle mbi çatinë e një shtëpie në Podujevë

Qeni që rri e fle mbi çatinë e një shtëpie në Podujevë

#Gjesi në T7, ju sjell një kronikë të veçantë për një qen në fshatin Lluzhan të Podujevës, i cili e kalon gjithë kohën mbi çatinë e shtëpisë

Riki, qeni i Petrit Hoxhës nga fshati Lluzhanë i Podujevës, e kalon ditën e natën mbi çatinë e shtëpisë së pronarit të tij, madje, ai edhe gjumin e bën aty.

E meqë është një racë e cila preferon të ftohtin, Rikin nuk e ndalon as shiu as bora të qëndrojë në çati.

Kujdesi nuk i mungon, por ka pasur raste kur Riki edhe është larguar nga shtëpia. Duke qenë se qeni i 21-vjeçit rri në çati, ky fakt ka bërë që të tërheq vëmendjen e shumë kalimtarëve.