Fjalë Kyçe

Qentë endacakë kafshojnë turisten çeke në Prishtinë

Qentë endacakë kafshojnë turisten çeke në Prishtinë

Numri i madh i qenve endacak në rrugët e kryeqytetit shumë herë ka paraqitur problem për qytetarët dhe në raste të caktuara, në disa pjesë të vendit, ka pasur edhe viktima e fëmijë të kafshuar nga qentë.

Një rast i tillë raportohet të ketë ndodhur edhe sot ku një turiste nga Çekia e ka pësuar nga qentë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka dhënë detaje për rastin.

“Rreth orës 11:30, e kemi pranuar informatën se në Kampusin Universitar, një person është sulmuar prej një qeni endacak. Personi në fjalë ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta s’ka dashtë të vazhdojë më tej me procedura policore”, tha Ahmeti.

Derisa, sipas njoftimit të faqes Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë turistja ishte nga Çekia.

Ndërsa raportohet se edhe ka marrur ndihmë mjekësore.

“Sapo ndodhi në oborrin e kampusit të universitetit të Prishtinës ma konkretisht të biblioteka kombëtare qenët endacak e kafshuan një turiste nga Çekia ku ndërhyrja mjekësore ishte e menjëhershme dhe vazhdoj për trajtim në QKUK. Kujdes nga Qenët endacak problem që su zgjedhë asnjëherë”, njoftoi faqja Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë./