Fjalë Kyçe

Qeveria harton një plan urgjent për parandalimin e zjarreve në pyje

Qeveria harton një plan urgjent për parandalimin e zjarreve në pyje

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë ka thënë se kanë një plan veprimi sa i përket vatrave të zjarrit nëpër pyjet e Kosovës.

Haradinaj ka theksuar se në këtë çështje janë kyçur të gjitha institucionet.

“Në përgjithësi kemi një plan veprimi ku janë kyçur të gjitha institucionet pa ashtu edhe KFOR-i, u bëjë thirrje kryetarëve të komunave që të jenë vigjilent që të ndërmarrin veprimet me kohë, kurse policisë ju bëjë thirrje që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme të shohin nëse ka veprime kriminale dhe t’i vënë para drejtësisë”, ka thënë ai, raporton lajmi.net.

Sipas raporteve të deritanishme ka vetëm dëme materiale dhe për fat nuk ka persona të lënduar.