Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i është kundërpërgjigjur sot deklaratës së kryeministrit Ramush Haradinaj i cili dje tha se nuk ka jug dhe veri dhe se Ushtria e Kosovës ka të drejtën e plotë të ushtrimit të detyrës në të gjithë territorin e vendit.
Stoltenberg ka rikujtuar se ekziston një marrëveshje në Bruksel për këtë çështje dhe ajo duhet të respektohet.
Mirëpo, kundërpërgjigjes së Stoltenberg i është përgjigjur Qeveria e Kosovës.
Zëdhënësja e Qeverisë së KosoVës, Donjeta Gashi ka thënë për Gazetën Alo se kryeministri Ramush HarAdinaj është deklaruar dje për këtë çështje dhe asgjë nuk ka ndryshuar.
“Dje në konferencën për media kryeministri Ramush Haradinaj është deklaruar për këtë çështje”, ka thënë Gashi, për Gazetën Alo.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dje në një konferencë për media ka thënë se nuk ka jug dhe veri dhe se Ushtria e Kosovës ka të drejtën e plotë të ushtrimit të detyrës në të gjithë territorin e vendit./Gazeta Alo/