Fjalë Kyçe

Qeveria japoneze dhe suedeze investojnë në këtë qytet të Kosovës 

Qeveria japoneze dhe suedeze investojnë në këtë qytet të Kosovës 

Komuna e Drenasit, përmes një komunikatë për media ka treguar se ka fituar  grantin e performancës nga Qeveria Zvicerane në vlerën prej 149,846.00 euro, dhe grantin e performancës komunale nga Qeveria Suedeze në vlerën prej 33,593.00 euro, kurse nga Qeveria Japoneze ka përfituar grantin në vlerën prej 64,000.00 euro, raporton Insajderi.

Sipas komunikatës, dy të parat, për ndërtimin e kolektorëve për ndërtimin e ujërave të zeza, ndërsa mjetet ne Qeveria Japoneze janë ndarë për blerjen e mamografit për QKMF-në.

Mjetet janë tani në llogari të komunës dhe do fillohet me implementimin e projekteve.

“Puna, angazhimi dhe përkushtimi për implementimin e projekteve kapitale në infrastrukturë, ujësjellës, kanalizim, zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, përkrahje në zhvillimin e bujqësisë, në ngritjen e cilësisë në arsim, infrastrukturë shkollore, turizëm, kulturë, sport dhe fusha të tjera, do të jetë përkushtim i vazhdueshëm i qeverisjes”, thuhet në komunikatë.