Fjalë Kyçe

Qeveria Kurti me 15 ministri e 33 zëvendësministra

Qeveria Kurti me 15 ministri e 33 zëvendësministra

Qeveria e re e cila pritet të votohet të hënën në Kuvendin e Kosovës, pas arritjes së marrëveshjes për koalicion pritet të ketë 15 ministri.

Përbërjen e qeverisë së re e ka zbuluar, i mandataari për kryeministëtr, Albin Kurti në një konferencë për media me liderin e LDK-së, Isa Mustafa

“Jemi dakorduar që në qeverinë e ardhshme 15 minsitri, 2 zv kryeministra dhe 33 zëvendës ministra”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se kjo do të jetë Qeveria me numrin më të vogël të ministrive që nga paslufta.

“Qeveria e re që pritet të filloj punën shumë shpejt, ka bërë një ndryshim të madh ende pa filluar punën duke e zvogëluar kabinetin qeveritar dhe duke pasur qeverinë më numrin më të vogël të ministrave që nga përfundimi i luftës”, ka thënë Kurti.

Po ashtu është bërë e ditur se Glauk Konjufca nuk do të mbetet Kryetar i Kuvendit, pasi për këtë pozitë do të propozohet dikush nga LDK-ja.