Fjalë Kyçe

Qeveria Kurti sot mban mbledhjen e radhës, këto janë vendimet që do t’i marrë

Qeveria Kurti sot mban mbledhjen e radhës, këto janë vendimet që do t’i marrë

Qeveria Kurti do të mbajë sot mbledhjen e pestë me radhë me fillim nga ora 14:00.

Në rendin e ditës së kësaj mbledhjeje parashihet të jenë 6 pika, ku ndër të tjera është edhe shqyrtimi i programit qeverisës për vitet 2020-2023, shkruan Reporteri.net.

Ndër pikat e rendit të ditës do të jenë: Aprovimi i procesverbaleve dhe Transkripteve të mbledhjve 01, 02, 03 të Qeverisë, shqyrtimi i programit qeverisës për vitet 2020-2023, shqyrtimi i draftit të koncept-dokumentit për reduktimin e barrës administrative, shqyrtimi i Nismës për lidhjen e marrëveshjes për heqje reciproke të vizave hyrëse për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Pakistanit, shqyrtimi i Nismës për lidhjen e marrëveshjes së grantit mes Kosovës dhe Bankës Gjermane për Zhvillim për financimin e projektit “Rritja e Kapitalit Garantues të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore”, dhe trajtimin e temave të ndryshme.

Ndryshe, në rend të ditës nuk pritet të jetë heqja e taksës ndaj mallrave serbe, përkundër kërkesave të vazhdueshme të Amerikës që taksa të hiqet dhe t’i hapë rrugë vazhdimit të dialogut.

Kujtojmë se kryeministri Kurti nga 15 marsi ka paralajmëruar heqjen e taksës për këndën e parë për mallrat që importohet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.