Fjalë Kyçe

Qeveria miraton 100 eurot për pensionistët

Qeveria miraton 100 eurot për pensionistët

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 100-të ka miratuar vendimin për ndarjen e 100 eurove shtesë për pensionistët përgjatë këtij muaji.
Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në këtë mbledhje, shkruan lajmi.net.

Në anën tjetër, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se për këtë nevojiten ndarja e 28 milionë eurove.

“Kemi parë një mbështetje për pensionistët. Për pensionistët është marrë shuma prej 100 eurove, e cila do të transferohet përgjatë këtij muaji. Për këtë vlerë, do të nevojiten 28 milionë euro”, deklaroi ai në mbledhje.