Fjalë Kyçe

Qeveria miraton projektligjin për themelimin e Gjykatës Komerciale

Qeveria miraton projektligjin për themelimin e Gjykatës Komerciale

Në mbledhjen e sotme, Qeveria ka miratuar projektligjin për themelimin e Gjykatës Komerciale.

Këtë projektligj i cili kaloi me shumicë votash, për aprovim e kërkoi ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Sot para jush paraqes projektligjin për themelimin e Gjykatës Komerciale, duke pasur parasysh vështirësitë e trajtimit të lëndëve komerciale nga gjykatat themelore ka stërzgjatur kontestet komerciale”, ka thënë Haxhiu.

Tutje ajo tha se themelimi i kësaj gjykate do të mundësojë krijim të vendeve të reja të punës.