Fjalë Kyçe

Qeveria nga 1 korriku merr përsipër pagesën e policës së sigurimit për bashkëatdhetarët

Qeveria nga 1 korriku merr përsipër pagesën e policës së sigurimit për bashkëatdhetarët

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që të mbulojë pagesën e policës së sigurimit për bashkëatdhetarët që vijnë në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Ministri i Financave, Hekuran Murati u shpreh se qeveria do të marr përsipër pagesën e policës nga 1 korriku

“Shqyrtimi i Propozim-Vendimit për mbulimin e plotë të obligimeve të sigurimit kufitar nga qeveria e Kosovës për të gjithë bashkëatdhetarët dhe të huajt që janë subjekt i policës kufitare që vijnë në Kosovë deri në fund të vitit 2021. Ky vendim na hap rrugën që Ministria e Financave dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme që të lidhim një memorandum me BQK-në dhe Byronë Kosovare të Sigurimit e marrim përsipër si qeveri mbulimin e kostos së policës kufitare të cilës i nënshtrohen bashkëatdhetarët. Mbulimi do të fillojë prej datës 1 korrik”, tha Murati.

Ai tha poashtu që duhet te gjendet një zgjidhje e përhershme për këtë problem.

“Kjo është një zgjidhje e përkohshme por ne do të angazhohemi që ky problem të zgjidhet njëherë e përgjithmonë dhe të mos kemi nevojë që të bëhet ky mbulim”, tha ai.