Fjalë Kyçe

Qeveria nis mbledhjen me një minutë heshtje për tragjedinë në Turqi dhe Siri

Qeveria nis mbledhjen me një minutë heshtje për tragjedinë në Turqi dhe Siri

Qeveria e Kosovës është duke zhvilluar mbledhjen e radhës.
Në kuadër të kësaj mbledhje ku do të shqyrtohen 10 pika të rendit të ditës, kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka ngushëlluar popullin turk dhe atë sirian pas tërmeteve që goditën dy vendet gjatë të hënës.

Mbledhja ka nisur me një minutë heshtje për të gjitha viktimat e këtij tërmeti.

“Jemi tronditur nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë me pasoja të mëdha e me shumë jetë të humbura tragjikisht.Në emrin tim dhe të Qeverisë ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve që humbën më të dashurit.Të lënduarve iu urojmë shërim sa më shpejtë.Republika e Kosovës dhe populli i saj janë pranë Turqisë dhe popullit turk në gatishmërinë më të lartë për mbështetje

Në bazën e kapaciteteve tona do të ndihmojmë në përballimin e kësaj tragjedie”,tha Kurti, shkruan lajmi.net.

Tutje ai theksoi se kontingjent i Kosovës i operacioneve të kërkim-shpëtimit tashmë janë në zonat e goditura nga tërmeti për t’u dalë në ndihmë institucioneve të Turqisë.

“Në shenjë solidarizimi dhe nderimi dita e sotme në Kosovë është ditë zie shtetërore”.