Fjalë Kyçe

Qeveria: Nuk ka paga për grevistët

Qeveria: Nuk ka paga për grevistët

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se nuk do të ekzekutohen pagat e muajit shtator në sektorin publik, për ata që kanë qenë në grevë.

Këtë e konfirmoi për Gazetën Online Reporteri, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu i cili tha se “punëtorëve të cilët kanë dalë në punë dhe kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre, tashmë u janë ekzekutuar pagat për muajin shtator”.

“Për muajin shtator, pagesat në sektorin publik janë ekzekutuar për zyrtarët të cilët kanë dalë në punë dhe kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre”, tha Kryeziu.

Zëdhënësi i Qeverisë shtoi se paga mujore është kompensim i punës.

“Paga mujore është kompensim për punë. Në raste të grevave, kjo çështje përcaktohet në ligjin për Greva”, tha Kryeziu.